Çështja e zjarrit në MSH, Bardhi: Manastirliu gënjen, kemi prova e do t’i bëjmë publike nesër

schedule17:43 - 9 Maj, 2020

schedule 17:43 - 9 Maj, 2020

Sipas një deklarate të bërë nga kreu i PD, Lulzim Basha, ministria e Shëndetësisë ka djegur dokumente “të tendera korruptivë” pasi SPAK filloi hetimet. Por, lidhur me këto akuza reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se nuk ka pasur asnjë zjarr në MSH.

Në lidhje me reagimin e Manastirliut ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD,Gazment Bardhi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thotë se ministrja gënjen ndërsa shton gjithashtu se PD ka prova. Sipas asaj që thuhet në postim këto prova do të bëhen publike nesër.

“Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu”, shton Bardhi në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë! /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!