Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku: S’komentoj drejtësinë/ Zv/kryeministrja: Nuk flas për çështjen, derisa e vërteta të dalë në dritë

schedule13:17 - 19 Nëntor, 2025

schedule 13:17 - 19 Nëntor, 2025

TIRANË– Nga foltorja e parlamentit, zv kryeministrja Belinda Balluku komentoi për herë të parë, hetimin e Spak për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë. Balluku rikonfirmoi mbështetjen për reformën në drejtësi ndërsa tha se ajo nuk do të flasë për çështjen deri sa e vërteta të dalë në dritë.

“Më duhet të them disa fjalë jo për baltën dhe aludimet, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna. Nuk do dëgjoni nga unë akuza për drejtësinë e re dhe kur prekem personalisht. Besoj thellësisht që kjo drejtësi e re produkt i PS dhe Ramës, dhe është duke kryer misionin nga i cili u reformua me pikat e dobëta dhe të forta. Nuk do më dëgjoni të merrem me prokurorë dhe gjyqtar, nuk do prononcohem për çështjen pasi kanë rrugën e tyre dhe do e ndjek derisa e vërteta të marr formën e vet. Ne mbështesim reformën edhe kur prekemi personalisht. PS është një formacion politik serioz i vetmi në republikë ku fjala e secilit dëgjohet dhe ka peshë. Ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment”,  tha ajo.

Demokratëve, të cilët, u larguan nga salla, Balluku i kujtoi standardet me të cilat komentojnë punën e SPAK.



“Keni dy standarde sa i përket reformës në drejtësi dhe sa i përket SPAK, kur SPAK thërret Saliun, për një vrasje shtetërore në 21 janar, SPAK ndikohet nga Edi Rama. Kur SPAK thërret Sali Berishën dhe e mban në arrest shtëpie, dhe më pas kur sot është I pandehur në GJKKO, Edi Rama e ndikon SPAK, por kur sipas jush merret me maxhorancën ju bëheni martirët e drejtësisë. Detyra jonë është oferta politike, rotacionin që kaq shumë e doni nuk e bazoni me pathos se kë do të kapë SPAK. I luteni Zotit aman ti heqë Zoti këta që të vijmë ne, por rotacioni bëhet me votë. Çfarë i ofroni ju shqiptarëve. PS e vetmja që ka ofertë për vendim. Nuk keni lidhje me demokracinë”, tha ajo.

Ndërsa i cilësoi personale sulmet e orkestruara të opozitës.

“Ju keni ngritur të vdekurit nga varri dhe i keni sjellë në foltore dhe parlamente. Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht, dhe jam përballur në fushë betejë aty ku duhet të dalin dhe të përballen burrat, dhe shumë prej jush I kam ulur në gjunjë si ai që ulëret.”,  theksoi ajo.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!