Çështja e pagave dhe kontratat nën tavolinë, Sindikata mesazh futbollistëve

schedule10:13 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:13 - 17 Qershor, 2020

Futbolli është preku nga kriza financiare e pandemisë dhe ka klube që nuk i kanë paguar futbollistët rregullisht, apo sa parashikohet në marrëveshjet e tyre. Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë sot me një komunikatë dhe bën me dije se situata e vështirë e futbollistëve do të transmetohet edhe në FIFPro, ndërkohë që mes të tjerash ka një mesazh edhe për vetë lojtarët, që të kenë kujdes me kontratat që do të nënshkruajnë në vazhdim.

DEKLARATA E SFPSH – “Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare i kërkon çdo futbollisti të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, të cilët për shkak të vështirësive ekonomike që kanë kaluar klubet e tyre, nuk kanë marre pagat e plota sipas kontratave që ata kanë nënshkruar me klubet e tyre.

Siç jeni në dijeni, FIFA nëpërmjet FIFPRO (Sindikata Botërore e Futbollistëve Profesionistë) po ndihmon futbollistët në të gjithë botën për të kaluar këtë situatë të vështirë. Për situatën e vështirë në të cilën ndodhen, edhe ne futbollistët shqiptarë duhet të bëjmë me dije edhe FIFPRO-n.

Gjithashtu, duke qenë se në muajt në vazhdim do të fillojë sezoni i transferimeve të futbollistëve, ju bëjmë thirrje të jeni mjaft të kujdesshëm në kontratat e punës që nënshkruani me klubet e futbollit. Në mungesë të kontratës kolektive, është kjo kontratë individuale që do të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet që do të keni me klubin e futbollit që do të nënshkruani.

Është kjo kontratë dhe asnjë tjetër e cila do t’ju ofrohet (poshtë tavolinës), dokumenti ligjor të cilit do t’i referohen të gjitha instancat e FSHF në rast konflikti. Për këtë arsye, ju rekomandojmë që përveç anës financiare, kontratën ta konsultoni edhe me avokatët tuaj. Në mungesë të tyre është Sindikata, që do të japë gjithë ndihmën e saj në mbrojtje të të drejtave të futbollistëve”, shkruhet në deklaratën e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!