Ministri i jashtëm grek në Greqi Nikos Dendias pritet të mbërrijë nesër në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se Dendias do të mbërrijë rreth orës 11:00 të paradites.
LEXO edhe: “Siç e do Athina”, mediat greke: Vizitë vendimtare e Dendias në Shqipëri, në tryezë “Kufiri Detar”
Në axhenda është përcaktuar se Dendias fillimisht do të takohet me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Më pas, ministri i jashtëm i Greqisë dot ketë një takim në Kryeministri me homologun shqiptar Edi Rama, ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjithashtu pritet të ketë edhe një takim me Presidentin Meta.
Pak kohë më parë, kryeministri Kyriakos Mitotakis deklaroi se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.
Kjo hapi dhe njëherë diskutimet për marrëveshjen detare mes dy vendeve, me kryeministrin Edi Rama që tha se Greqia ishte në të drejtën e saj ndërkombëtare të detit me këtë zgjerim.
Më pas gjatë një forumi në Athinë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërhyrja e një palë të tretë, qoftë kjo dhe Gjykatë Ndërkombëtare, do të lehtësonte procesin e arritjes së marrëveshjes me Greqinë për hapësirën detare.
n.d./abcnews.al