TIRANË- Fenomeni i komercializmit të librit nuk është një “sëmundje” shqiptare, por një problem që ka shtrirje globale.
Kështu u shpreh profesori Roland Lami, në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.
Ai thekson se ajo që duhet të kultivohet më shumë në Shqipëri është kritika e thellë, e cila duhet të orientohet rreth vlerave, që ofron libri.
“Çështja e komercializimit të librit nuk është shqiptare, është globale. Nëse do shkojmë te lexuesi i profilizuar në numër janë shumë të paktët, është lexues i kualifikuar.
Ndërsa sot leximi i shpejtë orientohet drejt autorëve që godasin menjëherë, në titull, ngjarje.
Ajo çfarë duhet të na shoqërojë është që kritika, të orientohet rreth vlerave që ofron libri cilësor. Nëse do e lëmë të sfumohet nga leximi i shpejtë, shija estetike mbetet në vend”, tha ai/abcnews.al

