Çështja e detit në Hagë dhe ligji i luftës, Dendias: Një kapitull i ri mes dy vendeve tona, Greqia mbështetje Shqipërisë për integrimin

schedule10:45 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 10:45 - 21 Dhjetor, 2022

TIRANË – Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha sot në Tiranë, se Greqia do të mbështesë Shqipërinë në çdo hap në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë Dendias, e bëri në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo e fundit shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e ofruar nga Greqia.

“Rol Konstruktiv për problematikat e prapambetura. Greqia është mbështetës për Shqipërinë në rrugën e integritetit drejt BE. Faleminderit Niko.”

“Me homologun Nikos Dendias, në një diskutim mbi marrëdhënien bilaterale mes dy vendeve tona, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë.” u shpreh Olta Xhaçka.

Ndërkohë ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka theksuar se ardhja e tij në Tiranë, është hapi i fundit pas takimeve në Athinë. Sipas tij këto vizita tregojnë qasjen e qeveris së Mitsotakist për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi para nesh një hap konkret për të shtyrë para bashkëpunimin.” tha Dendias.

Ministri grek u ndal edhe tek situata në veri të Kosovës, duke thënë se ka nënvizuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje.

“Përshkallëzimi i çështjes, në veri të Kosovës. Në takimet që kam pasur si në Prishtinë dhe në Beograd kamë nënvizuar procesin e dialogut për të gjetur zgjidhje” tha Dendias.

Më pas ministri grek u ndal tek delimitimi i kufirit, duke thënë se dërgimi i çështjes në Hagë, është një kapitull i ri mes dy vendeve.

“Ne diskutuam edhe për marrëveshjen në parim para dy vitesh për të kaluar në kompromis për të dërguar në Hagë delimitimin e kufirit. Zgjidhja e ligjit të luftës dhe dy marrëveshjet e tjera. Për episodet në kufi, dhe mirëmbajta e piramidave kufitar. E drejta ndërkombëtare e detit është baza për zgjidhjen e diferencave shtetërore. Do hapi nja kapitull të ri të madh. Është një mesazh aktual dhe fatkeqësisht kanë bërë shfaqjen e tyre disa anashkalimi për pikat kufitare.” tha Dendias.

Dendias përmendi edhe takimin që pritet të zhvillojë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në zonat ku ka minoritet grek, duke thënë se mundësimi i kësaj vizite kontribuon në lidhjen e urave mes dy vendeve.

“Urat përbëjnë një hallkë mes dy vendeve tona. Vizita e Mitsotakis do të kontribuojë në këtë drejtim. Ne theksuam se duhet të thellohemi në tregti për mbrojtjen e mjedisit. Rasti i Lumit Vjosa. Kemi rënë dakord për një program mbrojtje pak më vonë rreth datës 20-23. Është një gjë e rëndësishme që do të shpallin kryeministrat tanë. Diskutuam edhe për energjinë. Pasi sulmi në Ukrainë po sjellë probleme me energjinë. Folëm për investime të Greqisë në Shqipëri. Është një nivel shumë i mirë i bashkëpunimit në OKB.”

“Greqia ka qenë një mbështetës i ngrohtë i integrimit të Shqipërisë. Por edhe të gjitha Ballkanit Perëndimor. Kushti është i drejtë, këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe nga Tirana, konfirmoj gatishmërinë tonë për çdo trajtim integrues për Shqipërinë që mendoni se është i dobishëm.” tha Dendias.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!