Çështja Diagne te Vllaznia, ngërçi i vetëm për kontratën janë pagat

schedule22:01 - 19 Prill, 2022

schedule 22:01 - 19 Prill, 2022

Fallou Diagne është larguar para kohe nga Vllaznia. Ai nuk e pranoi faktin që nuk llogaritej titullar kundër Partizanit në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Tashmë raportohet se drejtuesit e Vllaznisë po negociojnë me menaxherin e qendërmbrojtësit për prishjen e kontratës.

“Panorama Sport” shkruan se i gjithë problemi qëndron te zgjidhja e çështjes së pagave, pasi kohët e fundit ka pasur edhe një ngërç financiar në kampin kuqeblu. / abcnews.al