Çështja “Berisha”/ Taulanda Jupi: PD mbështet organet e drejtësisë, çdokush që ka menduar ndryshe është baltosur

schedule17:29 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 17:29 - 19 Dhjetor, 2023

TIRANË- Anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, në intervistë në “News Line” tha se në dy vitet e fundit kushdo që ka menduar në PD kundër Sali Berishës është përballur me baltosje dhe sulme të paprecedenta.

Ajo tha pavarësisht kësaj, PD-ja është parti, e cila mbështet fort organet e drejtësisë.

“Është prej dy vitesh një fushatë baltosje kush mendon ndryshe nga Sali Berisha. Të gjitha atë që kanë qëndruar në interesa të PD janë baltosur njësoj si dje Enkelejd Alibeaj. PD i ka votuar, i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë gjithmonë organet e drejtësisë. PD ka dorëzuar në kryesinë e kuvendit, një paketë ose një propozim, që do të krijojë mekanizmat e duhura për të mos patur fare imunitet për deputetët. PD është konsistente në betejën kundër korrupsionit”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se është e pa tolerueshme që politikanët e lartë në Shqipëri i shmangen drejtësisë dhe për Jaupin ky model duhet të marrë fund. E pyetur nëse grupi i deputetët të PD do jetë në sallën plenare të së enjtes ku do votohet për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, Jaupi e tha hapur se PD-ja është mbështetëse e organeve të  drejtësisë.

“Pas 32 vitesh ne kemi një klasë politike refuzon të shkojë dhe të jetë para drejtësisë njësoj si qytetarët e tjerë. Pse, pse? Vendimet i merr grupi parlamentar, por gjykoj se PD do jetë në sallë me votën e tyre pro, sepse besoj se organet e drejtësisë duhet të kenë vullnetin për të bërë punën e tyre, përtej çdo emri”, tha ajo.

Mes tjerash, Jupi tha se kohezioni mes demokratëve është një proces që do të ndodhë, por kjo shtoi ajo kërkon reflektim dhe pranim të proceseve që ka kryer ky subjekt politik gjatë kësaj periudhe.

“Kohezioni mes demokratëve është një proces që duhet dhe do të ndodhë. Nëse ka deputetë që kanë reflektuar, dera e PD është e hapur për këdo, sigurisht me reflektimin e duhur dhe agjendave që i shërbejnë partisë dhe jo agjendave personale. PD duhet të shndërrohet në alternativë”, tha Jaupi./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!