Çështja “Beleri”, Xhaçka zbardh takimin me Dendias në Bruksel

schedule15:28 - 22 Maj, 2023

schedule 15:28 - 22 Maj, 2023

BRUKSEL- Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka, ka zbardhur takimi e mbajtur sot në Bruksel me homologun e saj Nikos Dendias.

Ajo thotë se i ka shpjeguar qartë Dendias se arrestimi i Fredi Belerit është çështje gjyqësore, e cila “nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe”.

Sipas ministres, kjo nuk ka të bëjë me çështjen e të Drejtave të Njeriut, por Beleri gëzon të drejta të njëjta si çdo shtetas tjetër shqitar dhe askush nuk është mbi ligjin.

Reagimi i Ministres Xhaçka:

Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”.

Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin.

Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë. E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë/ n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!