“Çështja Beleri, e tejzgjatur”/ Krisafi: Greqia nuk tërhiqet, do të vazhdojë presionin ndaj Shqipërisë

schedule13:47 - 30 Nëntor, 2023

schedule 13:47 - 30 Nëntor, 2023

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, foli për çështjen Beleri, dhe qëndrimin e Athinës zyrtare ndaj Shqipërisë për integrimin e vendit.

Ai theksoi se është njëlloj kërcënimi apo paralajmërimi që i bëhet qeverisë shqiptare, duke përdorur çështjen e Belerit.

“Shqipëria në këtë moment e ka të vështirë pozitën nëse çështja e Belerit nuk do të ketë një zgjidhje. Shqipëria vërtet ka bërë përparime sidomos për punën që ka bërë SPAK. Por në politikën e jashtme interesat janë ato që vlejnë mbi të gjitha. Greqia gjithmonë ka qenë mbështetëse ndaj Shqipërisë, por pjesa e Belerit pritjet të kishte një pengesë të tillë. Nuk pres që nga BE të një pengesë si ajo me Maqedoninë e Veriut, por do të ishte mirë që kjo çështje të zgjidhej të paktën brenda dhjetorit. Greqia e ka nisur qasjen ndaj çështjen Beleri e ka nisur, gabim pasi presupozon se personi është i pafajshëm, më pas të betohet pavarësisht se çfarë thotë gjykata”, ka thënë ai.

Gjithashtu shtoi se Greqia nuk do të tërhiqet dhe se sipas tij, pritet që të vijojë presionin.

“Problemet bilaterale janë shumë të rëndësishme për rrugën drejt integrimit europian. Beleri ishte një çështje që doli rastësisht, pasi prisnim çështje të tjera me Greqinë. Është çështje e drejtësisë, padiskutim, por ajo që nënkupton Greqi është se betimi i Belerit është çështje politike dhe jo e drejtësisë. Pasi duket sikur i kërkon qeverisë shqiptare të ndërhyjë në KQZ”, u shpreh ndër të tjera ai.

/abcnews.al/