“Çështja Beleri, do të pritet vendimi i Apelit”/ Rama: Zgjedhjet e reja nuk i shpall Kryeministria!

schedule17:01 - 9 Mars, 2024

schedule 17:01 - 9 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama i pyetur lidhur më çështjen e Fredi Belerit, nënvizoi se është një çështje që i takon drejtësisë.

Sa i përket reagimeve lidhur me vendimin për dënimin e Belerit, Rama i quajti “cingërisëse”, dhe sa i takon mundësisë së  organizimit të zgjedhje të tjera duhet pritur vendimi i Apelit të GJKKO-së.

Çështja e Fredi Belerit?

Edi Rama: Ju e dini këtë çështje dhe arsyen përse ne nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë do të presim vendimin e Apelit. Por kujtoj që zgjedhjet e reja nuk i shpall Kryeministria, por Presidenca. Ndoshta do të kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë në të qetë për gjitha çështjet brenda nga cilido qoftë jashtë Shqipëria. Zotria është qytetar i Shqipërisë dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Tingëllon cingërisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë një çështje që i takon drejtësisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!