Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Certifikohet lista e votuesve në Kosovë/ Mbi 2 milionë votues, 22 mijë votojnë për herë të parë

schedule17:39 - 22 Maj, 2026

schedule 17:39 - 22 Maj, 2026

Komisioni Qendror I zgjedhjeve, ka certifikuar Listën Votuese për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është mbi 2,092,000 votues, ku rezultojnë mbi 15 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Sipas listës, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është mbi 1,9 milionë votues, ndërsa numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është mbi132 mijë votues, prej të cilëve, mbi 100 mijë janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës.



Nga të dhënat rezulton se mbi 22 mijë votues, votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!