Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Certifikatë vaksinimi në hapësira të mbyllura? Rama nxjerr videon: Si janë përgjigjur qytetarët

schedule21:49 - 18 Shkurt, 2022

schedule 21:49 - 18 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se 345 869 qytetarë deri mbrëmë kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës së Këshillimit Kombëtar.

Kryeministri Rama ka publikuar dhe një video me opinionin e qytetarëve për një nga pyetjet e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar mbi detyrimin e paraqitjes së certifikatës të vaksinimit në hapësirat publike.

“Faleminderit disa prej qytetarëve që opinionet e tyre për një nga pyetjet e Këshillimit Kombëtar i kanë dhënë edhe në këtë video. 345,869 ishte deri mbrëmë numri i qytetarëve që e kanë dhënë opinionin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al. Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit”, shprehet Rama.



Në videon e publikuar nga Rama qytetarë të shumtë shprehen se janë dakord që të paraqitet certifikata e vaksinimit në hapësirat publike, pasi janë më të sigurt dhe të mbrojtur. Disa të tjerë shprehen se do ishte mirë të bëhet e detyrueshme edhe në Shqipëri, përderisa në gjithë botën kërkohet./ATA

&

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!