Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikatat e mirënjohjes të rinjtë vullnetarë mjekë dhe infermierë të cilët ndihmuan qytetarët në zonën e Parkut të Liqenit Artificial gjatë verës, por dhanë kontributin e tyre edhe gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës.
Veliaj u shpreh se projekti pilot i Bashkisë së Tiranës ka hedhur bazat e punës vullnetare ndërsa u shpreh se nisma ka krijuar ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.
Bashkia e Tiranës e krijoi bërthamën e vullnetarëve të saj dy vite më parë. Rrjetit sot i janë bashkuar qindra të rinj, të cilët angazhohen në organizimin dhe mbaëvajtjen e shumë aktiviteteve sportive dhe kulturore./abcnews.al