Certifikata e sigurisë për Cakajn, opozita kërkesë në Kuvend

schedule17:48 - 11 Janar, 2019

schedule 17:48 - 11 Janar, 2019

Opozita  dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar. Opozita  kërkon që të hetohet nga parlamenti kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, konferenca e kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!