Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cerriku dhe Dumrea tronditen nga tërmetet, më i fundit ishte në Belsh

schedule09:14 - 24 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 24 Shtator, 2020

Të paktën shtatë lëkundje të tokës janë ndjerë sipas Institutit të Gjeoshkencës që prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri. Lëkundjet kanë patur epiqendër zonën mes Cerrikut dhe Belshit duke shkaktuar panik tek banorët, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Lëkundja e parë ishte mbrëmë pak para mesnatës me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, ndërsa më e forta ishte 4.5 e shkallës Rihter sërish me epiqendër zonën e Cerrikut.

Një tjetër tërmet ra mëngjesin e sotëm disa kilometra më në jug, me epiqendër Dumrenë në Belsh.

Tërmeti pati një magnitudë 3.2 të shkallës Rihter.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Miremengjes! Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik.

Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!