Ceremonia për Luiza Gegën, Rama: Gjermania është sot pas Shqipërisë, kampionia jonë i mundi

schedule11:52 - 23 Gusht, 2022

schedule 11:52 - 23 Gusht, 2022

E ka nisur me një batutë kryeministri Edi Rama fjalën e tij në ceremoninë e nderimit për kampionen Luiza Gega. Rama tregoi para të pranishmëve se Gega mundi një gjermane, duke e lënë pas në garën me pengesa, ndërsa me ironi kujtoi deklaratën e dikurshme të paraardhësit të tij, Sali Berisha në Kryeministri. Sipas Ramës, dikur thuhej se “jemi të dytët, pas Gjermanisë”, ndërsa shtoi se në atë sallë për herë të parë Gjermania është sot pas Shqipërisë, pasi Luiza Gega i mundi.

Kjo arritje të lë pa fjalë. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndrojë për të kementuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermanisë. Para ca kohësh dikush thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vlerësoi Gegën, duke e cilësuar atë jo thjeshtë vrapuese, por kumtuese. Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Gega u shpall kampione në 3,000 metra me pengesa me kohën 9’11”31. sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme duke thyer me 6 sekonda rekordin të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!