Kupa e Botës kthehet sërish në fushë, ndërsa në “Gillete Stadium” të Boston duke nisur nga ora 22:00 do të luhet çerekfinalja e para e turneut.
Franca favorite e madhe jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të ngritur lart trofeun në fund, do të përballet me Marokun.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, trajneri Rrahman Hallaçi tha se Maroku ka bërë progres dhe duhet vlerësuar.
Ndërsa trajneri Andi Xhihani deklaroi se Franca ka lojtarë që e zgjidhin ndeshjen.
Rrahman Hallaçi: Maroku ka bërë progres, skuadra ka treguar që di mjaft mirë të luajë në grup. Duhet vlerësuar Maroku. Lojtarët e Marokut mund të shfrytëzojnë episodet.
Andi Xhihani: Franca është favorite që të fitojë kampionatin. Maroku ka treguar karakter. Në 20-30 minutat e para, Franca do e ketë vështirë. Maroku ka cilësi brenda, por Franca ka elementë që të zgjidhin ndeshjen./abcnews.al



