CEO i Moderna: Do të kemi nevojë për një vaksinë të re kundër Covid

schedule13:57 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 13:57 - 3 Dhjetor, 2021

Varianti “Omicron” mund të prekë edhe të vaksinuarit, tha CEO i BioNTech, Ugur Sahin. Ai shtoi se “ende nuk dihet nëse të vaksinuarit kanë mjaftueshëm antitrupa për të parandaluar zhvillimin e simptomave të rënda, por ne shpresojmë që ata të mbrohen nga infeksioni”.

Ai ishte optimist se pacientët e vaksinuar dhe dozat do të siguronin mbrojtjen e duhur kundër sëmundjeve të rënda dhe ndoshta çdo formë të sëmundjes, diçka që do të konfirmohej brenda disa javësh.

“Sa më shumë imunitet të kenë njerëzit, aq më të mbrojtur jemi kundër aftësisë së Covid-19 për të pësuar mutacion,” tha Ozlem Tureci, bashkëthemelues i BioNTech.

Ugur Sahin tha se “do të nevojitet një vaksinë e re kundër Covid-19”, madje theksoi se mund të  jetë e nevojshme që të vaksinohemi çdo vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!