Celibashi apel palëve për konsensus për reformën zgjedhore

schedule18:41 - 14 Nëntor, 2019

schedule 18:41 - 14 Nëntor, 2019

Ekspertët zgjedhore i bëjnë apel politikës të reflektojnë dhe të punojnë për përmbylljen e reformës zgjedhore. Ish-kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi beson se ka ardhur koha se për një model të ri të administratës zgjedhore, duke kërkuar që ky ndryshim të nisë nga KQZ. Por për këtë ndryshim nuk është optimist, ish-kreu i KQZ, Kume sipas të cilit presioni mbi administratën zgjedhore do të jetë i madh nëse do t’i besohet administrimi i zgjedhjeve.

Ekspertët Zgjedhore dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile i kërkojnë klasës politike të gjejë konsensus për reformën zgjedhore, pasi djegia e afateve kohore do ta çojnë atë drejt dështimit. Ish-ministri, Ilirjan Celibashi thekson se ka ardhur koha që mënyra e administrimit të zgjedhjeve të ndryshojë.

Por ndryshe e mendon këtë gjë ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, i cili kur bëhet fjalë për presionin që do të kishte një përfaqësues i administratës që do të menaxhonte zgjedhjet kujton një bisedë me Lulzim Bashën.

Për drejtorin e Institutit për Studime Politike, Afrik Krasniqi propozimet në draftin që po diskutohet në Kuvend nuk janë thelbësore dhe madje shpesh herë janë komike.

Disktutimet për reformën zgjedhore u diskutuan gjatë konferencës “Platforma e një debate kombëtar për kushtet e Bundestagut” të organizuar  në Tiranë. Ndërkohë që OSBE ka ftuar në 19 nëtor forcat politike të ulen edhe njëherë në tryezë për reformën zgjedhore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!