Kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacionit. Shefi i qeverisë ndoqi nga afër çeljen e programit “TECHSPACE”, një projekt në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin.
TECHSPACE është një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin. Në çeljen e saj mori pjesë kryeministri Edi Rama i cili i nxiti të rinjtë të japin më të mirën e tyre.
“Kjo është një hapësirë dije, ëndrre e sfidash, dhe ju jeni të duhurit së bashku me ata që sot nuk janë këtu, por me siguri do tërhiqen të bëjnë realitet sfidat e tyre”.
Jo vetëm kaq por i presin edhe shpërblime.
“Në bazë të një sistenmi që duhet ta ngrini me njëri-tjetrin në një vit pune 10 me të mirët nga ju do i çojmë për një vizitë në “Silicon Valley”.
Kryeministri Rama premtoi edhe financimet e projekteve më interesantë që do të prezantohen nga studentët dhe nxënësit e teknologjisë digjitale. /abcnews.al