Çela u bëri “dush të ftohtë”, kreu i prokurorisë së Elbasanit takim urgjent me drejtuesit e policisë

schedule19:51 - 5 Tetor, 2020

schedule 19:51 - 5 Tetor, 2020

Tonet e ashpra të kryeprokurorit Olsian Çela sot në Elbasan duke deklaruar se qyteti kontrollohet nga krimi, vendosën në lëvizje drejtuesin e prokurorisë së rrethit Kreshnik Ajazi, i cili zhvilloi një takim urgjent me zyrtarët e policisë dhe vartësit e tij.

Takimi u zhvillua pasditen e sotme në drejtorinë e përgjithshme vendore të policisë së Elbasanit, raporton gazetari i Abc News Aldo Kozarja.

Lexo edhe: Olsian Çela nga Elbasani: Krimi po e kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike

Në takim kanë qenë të pranishëm oficerë edhe drejtues të sektorit të krimit të organizuar. Takim i zyrtarëve të policisë me drejtuesit e prokurorisë ka zgjatur disa orë.

Fokusi i takimit kanë qenë padyshim ngjarjet e fundit kriminale në qarkun e Elbasanit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!