Çela: Pikë pozitive kjo ndaj Laçit, Sali dhe Kaina u paraqitën mirë

schedule16:24 - 7 Mars, 2022

schedule 16:24 - 7 Mars, 2022

Emiljano Çela, trajneri i Kastriotit, pas barazimit me Laçin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “E nisëm shumë mirë ndeshjen, por nuk më pëlqeu edhe aq shumë qarkullimi i topit, pasi ishte një qarkullim horizontal. Laçi ishte pozicionuar me forca të shumta dhe kërkonte të na kapte në thellësi me Guindon dhe Adeleken, të cilët janë lojtarë të shpejtë.

Më pas ekipi ynë pati problem, pasi ishte një ndeshje me ngarkesë të madhe psikologjike. Të gjithë e dimë që klubet tona nuk janë aq profesionale në rigjenerimin e lojtarëve pas katër ditësh”.

“Sali dhe Kaina? Ai ka bërë paraqitje shumë pozitive, është bërë një forcë e madhe e ekipit tonë. Kam pasur besim tek ai që kur mora drejtimin e ekipit, është serioz dhe punon, sot shfaqi gjithë cilësitë e veta. Edhe me Kainan jam i kënaqur, po shënon. Këtë pikë e trajtoj pozitive. Duke parë mënyrën se si shkoi ndeshje, kjo është një pikë pozitive për ne”.

“Mbijetesa? Jemi optimistë, tani e kemi në këmbët tona gjithçka. Na presin finale, do mundohemi të përmirësohemi që të arrijmë në një pikë që ekipi qarkullon dhe dominon. Duhet të jemi në ekuilibër. Jemi në proces pune, do mundohemi të marrim pikë ndaj çdo kundërshtari, ka rëndësi të mos futemi në fushë si inferiorë. Jemi ekip që marrim rezultat, ndaj Egnatias ndikuan episodet”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!