Kryeministri çek, Petri Fiala, zotohet se Çekia do të kujdeset për gratë dhe fëmijët që largohen nga Ukraina, për shkak të luftës që po zhvillohet atje, që prej 24 shkurtit.
“Kam informuar miqtë ukrainas se ne do të kujdesemi për gratë dhe fëmijët e tyre. Shpejtësia dhe madhësia e valës së refugjatëve është e pakrahasueshme me valët e kaluara, por Republika Çeke mund ta përballojë atë,” shkruan Fiala në Twitter.
Duke iu referuar shqetësimeve të udhëheqësve të therë në rajon, kryeministri çek tha se vendet që pranojnë një numër të madh refugjatësh duhet të marrin mbështetje financiare ndaj kuotave, por ai shprehu kundërshtim nda kuotave për refugjatët ukrainas.
“Ne nuk duam që BE të vendosë kuota, por të ketë solidaritet financiar me vendet më të prekura nga vala e refugjatëve”, tha kryeministri çek.
Prej 3 javësh kanë kaluar kufirin me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë për të gjetur strehë të sigurt në vendet e BE-së mijëra gra dhe fëmijë ukrainas.
Kryeministri çek vizitoi Kievin në fillim të kësaj jave me homologët e tij polak dhe slloven për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky./abcnews.al/