Ceferin: Respektojmë ata që nuk mbyllin sezonet, ekipet franceze në fushë neutrale

schedule15:56 - 17 Maj, 2020

schedule 15:56 - 17 Maj, 2020

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur sot sa i takon rifillimit të plotë të futbollit dhe përfundimit të sezonit, si dhe të kompeticioneve europiane. Sipas kreut të Qeverisë së Futbollit Europian, të gjitha kampionatet që do të vendosin për anulim, do të respektohen, por optimizmi mbetet i lartë se gjithçka do të përfundojë para muajit gusht.

“Kemi një ide të qartë për mbarimin e sezonit, po presim datat zyrtare të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Mund të them me bindje të plotë se sezoni do të përfundojë, para muajit gusht. Sezonet do të përfundojnë, gjithashtu dhe kompeticionet europiane.

Shumica e kampionateve do të mbyllen, ata që nuk e mbyllin, do respektohen, është vendimi i tyre. Rasti i Ligue 1? Nëse ekipet franceze nuk mund të luajnë në Francë (Champions League), atëherë të luajnë në stadiume neutrale pa tifozë. Nuk shoh ndonjë arsye që mund t’i ndalojë”, tha Ceferin për BeIN Sport./abcnews.al