Sot është data 1 Prill, kujdes nga gënjeshtrat. Ndryshe nga vitet e tjera 1 Prilli këtë vit koicidon edhe me fushatën elektorale që partitë politike po zhvillojnë në kuadër të zgjedhjeve pas 25 ditësh.
Por ç’do të thotë 1 Prilli për politikanët shqiptarë? A na gënjejnë ata ne? Nëse po, cilët janë ata që gënjejnë më shumë? Gazetari i abcnews.al Ermal Vaka ka pyetur qytetarët në rubrikën “Box Pop”.
“Sot është dita e tyre” tha një qytetar. Po kush gënjen më shumë? “Lul Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama, Fatmir Mediu, të gjithë pa përjashtim” tha një tjetër i irrituar.
Ndërsa një i moshuar në krye të listës vendosi ish-kryeministrin Sali Berisha. “Të tërë derrat një hundë kanë” u shpreh një tjetër.
“Dita e së vërtetës së tyre” e cilësoi 1 Prillin një i ri i zhgënjyer nga politikanët. “E kanë festën e tyre, do ta mbytin në gënjeshtra” tha një tjetër.
“Box Pop” është rubrika më e re e abcnews.al, përmes të cilës do të paraqesim mendimin e qytetarëve në lidhje me zhvillime të ndryshme në vend.
Ndiqni puntatën e parë (kliko ketu) dhe të dytë (kliko ketu) të “Box Pop’./ Abcnews.al