Prej sezonit te ri televiziv, moderatori Ermal Peçi nisi suksesshëm ‘Abc e pasdites’ duke ridimensionuar pasditet në ekranet shqiptare.
Ai shpesh ka eksperimentuar edhe me gjini të tjera si ajo e kërcimit në ‘Dance with me’ ndërsa sot surprizoi edhe si këngëtar.
I ftuar në programin ‘Maskat’ ai këndoi ‘Parajsa ime’ të Alban Skënderaj dhe Elgit Doda.
I veshur si Mickey Mouse Ermali konfuzoi jurinë që ashtu si edhe publiku se kishin dëgjuar kurrë të këndonte.
Moment shumë gazmor ishte edhe ai i maskotës, e cila gjatë perfomancës i zuri shikimin, por si gjithmone Ermali e kaloi këtë moment me shumë sportivitet ndërsa juria shpërtheu në të qeshura. Olti Curri u kujdes për maskotën e Ermalit, moment që solli shumë buzëqeshje mes jurisë.
Në fund Eranda Libohova e komplimentoi për interpretimin korekt aq sa tashmë s’na çudit nëse Ermali do të ketë një këngë të tijën. Të shohim a do këndoj pasditeve tona në ‘Abc e pasdites’ /abcnews.al