CDC: Varianti “Delta” nuk shkakton sëmundje serioze tek fëmijët dhe adoleshentët

schedule21:19 - 3 Shtator, 2021

schedule 21:19 - 3 Shtator, 2021

Varianti “Delta” i koronavirusit nuk shkakton probleme serioze te fëmijët dhe adoleshentët në krahasim me kategoritë e tjera, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga autoritetet shëndetësore amerikane. Shqetësimi për pasojat që mund të ketë “Delta” te moshat e reja ishte i lartë.

Por sot, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shërbimi më i rëndësishëm federal shëndetësor në Shtetet e Bashkuara publikoi të dhënat e studiuara nga pacientët e trajtuar me Covid-19.

“CDC” kryesisht krahasoi periudhën nga fillimi i marsit deri në mes të qershorit me atë nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, kur varianti “Delta” u bë dominues në Shtetet e Bashkuara.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve evidentoi faktin se numri i fëmijëve që u sëmurën rëndë nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut ishte i vogël. Studimet treguan se vaksinimi funksionon dhe se ashpërsia e sëmundjes tek fëmijët nuk është rritur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!