CDC: Numri i viktimave pritet të rritet me 73% gjatë javës së ardhshme në SHBA

schedule14:08 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 14:08 - 17 Dhjetor, 2021

Që nga 1 dhjetori, numri i rasteve të reja në SHBA ishte mesatarisht 86,000. Deri më 14 dhjetor, u regjistruan  117,000 raste, një rritje prej rreth 35% në dy javë. Gjithashtu sipas një parashikimi nga “Qendra për  Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” amerikane (CDC), Omicron do të bëhet varianti dominues në SHBA gjatë javës së ardhshme.

Ata paralajmërojnë se incidenca javore e sëmundjes do të rritet me 55% në 1.3 milionë deri në ditën e Krishtlindjeve, si dhe vdekjet javore me 73%, duke arritur në 15,600, në fillim të janarit. Gregory Poland, një epidemiolog kryesor në Klinikën Mayo, tha  për Daily Mail se  rritja e rasteve me Omicron ishte e pashmangshme.

“Ky variant është më i transmetueshëm, përhapet në mënyrë agresive në mjedise me temperaturë të ulët.  Nëse nuk keni marrë dozën përforcuese, jeni më të rrezikuar edhe nëse keni kaluar Covid ose keni marrë të dyja dozat e vaksinës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!