Gati 148 milion doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në SHBA, sipas të dhënave të botuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se janë administruar 147,602,345 doza totale, rreth 78% e 189,451,285 dozave të dorëzuara.
Rreth 29% e popullsisë -më shumë se 96 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe më shumë se 16% -rreth 53.4 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC.
Pak më shumë se gjysma e popullsisë 65 vjeç dhe më të moshuar – 49.8% janë vaksinuar plotësisht, dhe më shumë se 7 në 10 të moshuar në SHBA kanë marrë të paktën një dozë./abcnews.al