Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Cavani “lë thatë” edhe Juventusin, zbulohet arsyeja

schedule15:14 - 26 Gusht, 2020

schedule 15:14 - 26 Gusht, 2020

Ish-sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, ka refuzuar një ofertë nga klubi i Juventusit. Uruguaiani aktualisht është pa ekip dhe ofertat për të nuk mungojnë. Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, ai nuk e ka pranuar ofertën e bardhezinjve për shkak të dashurisë së tij për Napolin.

Kujtojmë se përpara transferimit në Paris, Cavani luante për Napolin dhe kjo arsyeja kryesore pse nuk pranoi kalimin në Torino. Klube të tjera që kërkojnë shërbimet e tij janë Atletico Madrid dhe Benfika, por ende nuk ka patur ndonjë ofertë zyrtare.

Ndërkohë nga ana tjetër Juventus kërkon një sulmues për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Gonzalo Higuain. Ishte trajneri Pirlo që konfirmoi largimin e argjentinasit dhe tashmë “Zonja e Vjetër” është në merkato për një sulmues. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!