Ish-mesfushori i Manchester United, tashmë analist i Sky Sport dhe president i Salford City, Paul Scholes, ka folur për merkaton e “Djajve të Kuq”, duke u ndaluar më shumë tek Edinson Cavani, transferim që sipas tij, është i pakuptimtë.
“Padyshim që në të kaluarën ai ishte një sulmues i shkëlqyer. Nuk ka dyshime. Por ai është 33 vjeç dhe dukej në prag të pensionit. Nuk luajti shumë te PSG sezonin e kaluar. Pesë ose gjashtë vjet më parë, po, do të kishte qenë një transferim i shkëlqyer dhe ndoshta mund të na kishte çuar në nivelin tjetër, por tani nuk mendoj kështu.
Me sulmuesit që kemi, Cavani duhet të kishte ardhur në huazim, por ai nënshkroi për dy vjet. Më duket shumë e çuditshme”, u shpreh ish-mesfushori legjendar i “Djajve të Kuq”./abcnews.al