Cavani habit me deklaratën e tij: Pas ndeshjes Barça-PSG shkova te psikologu, mbeta me pasoja

schedule14:18 - 7 Tetor, 2022

schedule 14:18 - 7 Tetor, 2022

Edison Cavani flet hapur për të kaluarën. Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Relevo”, sulmuesi urugaian pranoi se i kërkoi ndihmë psikologut.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e aspektit mendor dhe emocional në futboll, është e habitshme që ka ende një paragjykim për të ecur përpara. Hera e parë që shkova atje ishte pas përmbysjes që Barcelona na dha. Më preku shumë, në 5 minuta gjithçka ndryshoi dhe ishte një goditje e fortë.

Nuk mund ta kontrolloja veten, edhe pse është thjesht “futboll”, ndjeva ankth, djersë të ftohta dhe marrje mendsh. Kisha frikë se mos më zinte gjumi dhe pësoja diçka. Shkova te mjeku i PSG-së dhe më tha se kjo u ndodh shumë njerëzve”, është shprehur Cavani./h.ll/abcnews.al