Të gjithë të rinjtë që kërkojnë një mundësi më të mirë studimi në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, ekspertët britanikë të CATS College vijnë në Tiranë më 26 dhe 27 prill për t’i njohur ata më nga afër me programet dhe bursat e studimit.
Shumë të rinj shqiptarë kërkojnë të studiojnë jashtë vendit, për një edukim sa më cilësor dhe bashkëkohor. CATS College sjell sërish në Tiranë panairin që ofron mundësinë e studimit në kolegjet më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesorët e njohur britanikë Dominic Tomalin dhe Ëayne Marshall ndodhen në Tiranë dhe tregojnë se pse të rinjtë shqiptarë duhet të zgjedhin të studiojnë në kolegjet më të mira në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Ekspertët e CATS College mund të kontaktohen nga të gjithë të interesuarit e moshave 14 deri në 19 vjeç ne datat 26 dhe 27 prill në Hotel Plaza në Tiranë, nga ora 10:00 deri në 18:00./abcnews.al