Përmes mikrofonave të “Bobo TV”, Antonio Cassano ka analizuar kualifikimin e Milanit për në gjysmëfinalen e Champions League dhe ka komentuar negativisht edhe mbrojtësin kosovar, Rrahmani.
“Milani luajti një ndeshje si një ekip i vërtetë dhe diferenca prej 24 pikësh në kampionat nuk u ndje fare. Por Rrahmani në aksionin e golit pse nuk shkakton faull? Sapo Leao merr topin nuk ka pse ta lërë të shkojë dhe më pas ta ndjekë kot nga mbrapa. Për mendimin tim Napoli të fillojë të kërkojë për qendërmbrojtës tjetër.
Leao ishte i mrekullueshëm në këtë sfidë. Milani ishte i këndshëm për t’u parë si një skuadër. Ata vuajtën në 25 minutat e para, por më pas luajtën një ndeshje të madhe. Napoli krijoi pak në pjesën e parë. Gjithsesi e përgëzoj Napolin për progresin e bërë, por për të vazhduar më shumë duhet të luash me qendërmbrojtësa të nivelit të lartë”, është shprehur Cassano duke u fokusuar shumë në kritikat e tij ndaj Rrahmanit./ h.ll/abcnews.al
At times, I wonder if Chelsea made the wrong decision when they signed Mudryk ahead of Leao.
It then comes to my mind that even Leao will look like sh!t with the way the owners have been handling the club so far this season… pic.twitter.com/LGbuDCjRxK— BaaTundeTalks ? (@Baatundae) April 19, 2023