Ish sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, është i bindur se trajneri Antonio Conte është më i përqendruar në “Derby D’Italia” kundër Juventusit sesa në sfidën e Champions League përballë Barcelonës.
“Juventusi është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe tre herë më e fortë se Interi. Ardhja e Contes, megjithatë, ekuilibroi disi situatën. Interi ka shumë lojtarë të mirë dhe një trajner të madh, ndërsa Juventusi ka një trajner të mirë dhe shumë lojtarë të mëdhenj.
“Unë nuk mendoj se Conte i ka dhënë prioritet ndeshjes kundër Barcelonës. Ai do të preferonte të fitonte kundër Juventusit. Sanchez? Nëse luan mirë, ai do të jetë i rëndësishëm përkrah Romelu Lukaku. Tek Arsenali, ai ishte absolutisht i pandalshëm”./abcnews.al