“Carmina Burana” vjen për herë të dytë në TKOB/ Koreografi zbulon detajet: Si shfaqet evolimi i njeriut

schedule09:44 - 11 Mars, 2024

schedule 09:44 - 11 Mars, 2024

Në datat 15 dhe 16 Mars, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vijë “Carmina Burana” nga Carl Orff. “Carmina Burana” është teksti mitik i dorëshkrimit të shekullit të 13 shoqëruar me muzikën fantastike të Carl Orff dhe me fokus të koreografisë mosdorëzimin e njeriut përballë ligjeve të natyrës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, koreografi i kësaj vepre Carlos Montalvam ka ndarë disa detaje, duke theksuar se po punon me balerinë profesionistë dhe përmes kësaj vepre shfaqet evolimi i njeriut.

Ai ka theksuar se vetë është vetëm në rolin e koreografit, pasi i ka ndodhur një incident dhe nga ai moment nuk ka dalë më në skenë.

Koreografia shpjegon evolimin e njeriut dhe punon e gjithë trupa e plotë së bashku me balerinët profesionistë. Koreografia është më moderne, e kombinuar siç është trupa e baletit kombëtar, por balerinët kanë cilësi për ta intepretuar atë.

 Unë jam vetëm maestro, nuk punoj më si balerin. Jam në cilësinë e ‘babait’. Babai është një karrierë që nuk zgjat shpejt sepse fillohet shumë shpejt, në krahasim me një profesion tjetër siç është muzikanti. Unë pata dhe një incident, pasi mund të qendroja dhe disa vite në skenë. Unë ndjehem fatlum për karrierën që kam, edhe pse nuk jam një super balerin. Më pëlqen të punojë dhe të tregojë sa vlejë, kur më jepet mundësia”, tha Carlos./abcnews.al