“Carmen” rikthehet në Tiranë, artistët ndajnë detaje nga opera e famshme: Mbetet gjithmonë tërheqëse

schedule09:35 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 09:35 - 5 Dhjetor, 2023

Opera e famshme “Carmen” rikthehet në Tiranë, duke treguar dramën e jetës së një gruaje, e cila sfidon rregullat shoqërore.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, solistja Ivana Hoxha dhe baritoni Armando Likaj, kanë ndarë detaje nga opera, që do të vihet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ata zbuluan se do të ketë shumë ndryshime krahasur me “Carmen” e para disa viteve, duke filluar nga regjia dhe deri te kostumografia.

Sakaq, këtë herë ka dhe një bashkëpunim me artistë nga e gjithë bota, si Portugalia apo Bullgaria.

Po risillet me regji të re dhe me një koncept të ndryshme që ne jemi mësuar ta shohim ‘Carmen’. Carmen është gjithmonë ajo tërheqësja që nuk ka nevojë të jetë gjithmonë më e bukur.

Kostumografia do të jetë e njëjta, por me ndryshime të vogla. Do të jetë ngjyra e kuqe, e cila do të ruhet”, tha Ivana.

Regjisori ka sjellë një risi ndryshe, nga ajo që jemi parë. Ai ka luajtur me shumë gjestikulacionet dhe mendoj që të rinjtë që janë afruar, janë ata që kanë përfituar më shumë. Donte komplet pikëpamje tjetër, nga ajo që kemi pasur.

Jemi në një kombinim dhe kastesh kësaj radhe. Kemi bashkëkolegun tonë nga Portugalia, dirigjentin nga Bullgaria. Kori është ai i operas, por ka të rinj që afrohen. Unë kam studentët e mi nga Akademia që janë bërë pjesë”, u shpreh Armando./abcnews.al