Carlo Ancelotti: Vinicius dhe Mbappe të habisin me eksplozivitetin e tyre

schedule16:44 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 16:44 - 8 Dhjetor, 2022

Vinicius Junior dhe Mbappe po dhurojnë spektakël me paraqitjet e tyre në këtë Kupë Bote, duke treguar se e meritojnë titullin si dy nga lojtarët më të mirë në Botë momentalisht.

Në një intervistë për prestigjozen, “Corriere dello Sport”, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka komentuar ecurinë e dy të rinjve, deri më tani në “Katar 2022”.

“Sot Vinicius është shumë më vetëbesues, më i bindur dhe skuadra e ndjen dhe e kërkon atë. Ai dhe Mbappe kanë diçka të jashtëzakonshme. Ata që i shohin live e kanë të vështirë të besojnë se një futbollist mund të ketë atë eksplozivitetin dhe atë shpejtësi bazë.”,- është shprehur Don Carlo gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al