Çarja e digës në hidrocentralin e Bunecit/ Mbrojtja sqaron ngjarjen: Është dëmtuar ushqimi i blegtorisë, nuk ka dëme në njerëz

schedule15:24 - 16 Janar, 2025

schedule 15:24 - 16 Janar, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar ngjarjen që ndodhi këtë të enjte, ku diga e hidrocentralin në Bunec u ça. Përmes një njoftimi, Mbrotja ka sqaruar se nuk dëme në njerëz, por është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë në dy familje.

Sakaq, informon se momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë dhe si pasojë, ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese.

Reagimi i plotë:

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje.

Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!