Capital T pritet që së shpejti të nxjerrë në treg albumin e tij më të ri “Skulpturë”. Disa prej këngëve të albumit ai i ka lançuar, mes të cilave dhe “DMP”, një bashkëpunim me Ledri Vulën që rezultoi një sukses.
Ndërkohë, ditën e sotme Capital T ka treguar detaje të reja për albumin. Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë me dije se pritet të sjellë dhe katër bashëpunime të tjera, dhe që padyshim do do të pëlqehen shumë nga publiku.
Megjithatë, reperi nuk ka zbuluar emrat e artistëve me të cilët ka vendosur të bashkojë forcat për të sjellë hitet e radhës, por fansat tashmë i ka bërë më kuriozë se kurrë më parë. /abcnews.al