Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çani për ngjarjet e fundit: Rama dhe Basha janë regjisorët

schedule21:03 - 12 Tetor, 2018

schedule 21:03 - 12 Tetor, 2018

Biseda me Arian Çanin në “Provokacija” vijoi me zhvillimet e fundit politike në vend dhe denoncimet e bëra nga opozita si për rastin “Babale” dhe “Xhisiela”. Sipas Mustafa Nanos, ka përpjekje që të gjitha denoncimet e aferave korruptive bëhen në një botë paralele me institucionet që e kanë për detyrë dhe deligjitimohen institucionet.

Por në këndvështrimin e Çanit, është normale, që Prokuroria të mos merret parasysh fare, duke parë mënyrën si u zgjodh.

“Prokuroria si u zgjodh është normale, që mos merret parasysh fare”.

Sipas tij regjisorët e vëtëm të këtyre ngjarjeve janë Rama dhe Basha, ku secili ka studion e vet televizive dhe aktorët e vet. Sipas Çanit ky është ushqim për ata që do të shkojnë të votojnë vitin tjetër.

“Të gjitha këto që po dalin në publik, po ta vësh re Basha hedh DVD në treg dhe Rama thotë nuk është e vërtetë dhe hedh një DVD të dytë se ata e dinë shumë mirë se ato janë për humbamenot dhe njerëzit që do shkojnë të votojnë vitin tjetër. Si mbahen gladiatorët, me ca ushqimi duhen mbajtur? Ka shumë njerëz që ushqehen me këto. Të shohësh pensionistët do habitesh sa me detaje dhe i mbajnë mend të gjitha këto. Ushqimi funksionon për disa, për disa jo. Sot kemi të bëjmë me dy palë që kanë marrë dy studio televizive, secili po bën filmin e vet, po konkurojnë me film, Rama e Basha regjisorët, me aktorët e vet. Kemi të bëjmë me dy kinostudio me regjisor Ramën e Bashën”.

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” tha se Kryeministri gaboi me të tre rastet e denoncuara nga opozita.

“Rama po harxhon energji për gjëra që nuk vlejnë, popullin e merrni për budalla ju Muçi. Pse iku të nesërmen e përgjimit vëllai i Xhafajt,  si do t’ia mbushësh mendjen njerëzve që kjo është koicindencë. Këshilltarët e tij i thonë dil vetë dhe jep spektakël. Me çështjen e fundit gaboi me Xhisielan gaboi, me Babalen gaboi. Ça do ky që flet se ky është monarku, nuk është monarku që flet për gjëra të vogla”– theksoi Çani. /abcnews/al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!