Calhanoglu i lumtur nga largimi i trajnerit gjerman: Kuntz kishte vështirësi në krijim e raporteve

schedule21:36 - 22 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 22 Shtator, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, Vincenzo Montella është trajneri i ri i Kombëtares turke, me teknikun italian që ka firmosu një kontratë 3-vjeçare, me Federatën Turke të Futbollit, duke zëvendësuar kështu gjermanin, Stefan Kuntz.

Për këtë “rokadë” një koment të shkurtër e ka bërë dhe kapiteni i Kombëtares turke, Hakan Calhanoglu, i cili nga fjalët e tij për mediat, duket të ketë qënë një nga më të pakënaqurit e punës së teknikut gjerman.

“Unë nuk kam pasur asnjë problem me trajnerin Kuntz, por mendoj se ai ishte një trajner shumë i mirë për të punuar me të rinjtë. E njëjta metodë komunikimi, nuk mund të funksionojë edhe me profesionistët, ndaj ai kishte vështirësi në krijimin e raporteve. Unë si kapiten, në emër të të gjithë skuadrës ndava shqetësimin me të dhe federata e mori parasysh”,- deklaroi Calhanoglu. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!