Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të presë në zyrën e tij për ti dhënë mandatin kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, me 6 janar, ashtu siç ai kërkuar.
Thaçi në konferencën e fundvitit tha se e mirëpret Kurtin në zyrën e tij më datë 6 janar në orën 15:00 dhe thotë se ata nuk mund të sillen me hatërmbetje.
“E mirëpres. Pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hatërmbetje. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, tha Thaçi.
Ai kërkon nga ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë në formimin e Qeverisë së re.
“Kam dërguar tri ftesa në drejtim të Kurtit. Takimi në presidencë është një pjekuri politike dhe një shëndet për demokracinë në Kosovë. Ndërsa për krijimin e Qeverisë, nuk i takon as presidentit edhe as faktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të japin preferenca. Askujt nuk i takojë të ndërhyjë”, tha Thaçi./abcnews.al