Cakaj: Shkarkoni aplikacionin “AmbasadaIme”, denonconi abuzimet

schedule10:42 - 17 Shtator, 2019

schedule 10:42 - 17 Shtator, 2019

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i kërkon të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë, ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin “Ambasada Ime”. Thirrjen ua drejton ministri në Detyrë Gent Cakaj me anë të një postimi në Facebook. Pas shkarkimit të aplikacionit “AmbasadaIme” ndiqen hap pas hapi procedurat me anë të të cilave qytetarët kanë mundësinë që të raportojnë çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para tyre në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!