Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj i ka dorëzuar detyrën ministres së emëruar Olta Xhaçka.
Kryeministri Rama është shprehur se tashmë institucioni i ministrisë së Jashtme do të ketë një person me të drejta të plotë.
Ndër të tjera ai ka thënë se ndihet i lehtësuar që këtë angazhim do ja kaloj Oltës.
“Faleminderit për përpjekjen dhe kryerjen e kësaj detyre duke qene i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar që në fillim si rezultat i një ngërci të krijuar institucionalisht unë besoj se ti në këtë periudhë detyra dhe kohë jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me dinjitet dhe profesionalizëm. Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjithë kapacitetet për të mbajt këtë barrë por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në përfaqësimin e OSBE-së.
Sot jam shumë i lehtësuar që këtë angazhim do ja kaloj Oltës. Tashmë institucioni do të ketë një përfaqësues me kapacitete dhe të drejta të plota”, ka thënë Rama
Ndërkohë Cakaj në fjalën e tij ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.
LEXO EDHE: Xhaçka merr detyrën si ministre e Jashtme: Do te krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorë
“Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se p a mbështetjen e kryeministrit misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. Skam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj./abcnews.al