Cakaj – Czaputowicz: Pritshmëria çeljen e negociatave mbështetet në meritë

schedule15:40 - 9 Shtator, 2019

schedule 15:40 - 9 Shtator, 2019

Gjatë vizitës zyrtare në Poloni, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ministrin e Jashtëm polak, Jacak Czaputowicz për të diskutuar intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, agjendën evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe koordinimin në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Takimi u fokusua në rëndësinë e procesit të integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku ministri në detyrë Gent Cakaj ka infomuar mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit, si dhe përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në muajin qershor të vitit 2018. Ministri i jashtëm polak ka rikonfirmuar se do të jenë avokatë për një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë në muajin tetor 2019. /ABC News Albania 24/7