Çaji i hudhrës, Zef Gjeta tregon si përgatitet dhe veçoritë kurative për organizmin

schedule10:28 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 10:28 - 12 Dhjetor, 2022

Këtë të hënë në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit”, profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur për çajin e hudhrës. Ai ka treguar vetitë e tij kurative, të cilat ndihmojnë organizmin tonë. Gjithashtu, ka zbuluar edhe recetën se si përgatitet.

“Është i njohur prej kohëve shumë të lashta përdorimi i hudhrës, si në përdorim në gjendje të freskët ashtu edhe me gatime të ndryshme. Mirëpo, me kalimin e kohës, njeriu filloi të përdorë edhe çajin e hudhrës. Është e njohur, vetia e hudhrës si antibakterial, si antimyk dhe antiviral dhe përdorimi i saj i gjerë. Po në këtë rast përdorimi i çajit të hudhrës ndikon mjaft mirë si në punën e organeve kryesore të trupit të njeriut siç janë organet e tretjes, qarkullimit të gjakut, ku përfshihet zemra, mëlçia, por në një farë mënyrë ndikon edhe në një zbutje të lehtë të kolesterolit dhe për pasojë duke marrë parasysh të gjitha këto rrethana. Për të gjitha këto veti pozitive, përdorimi i hudhrës si çaj është me rëndësi.

Përgatitja e çajit të hudhrës është mjaft e lehtë. Është me rëndësi mos e ziejmë hudhrën, por të ziejmë ujin. Pastaj, është me rëndësi që thelpinjtë e hudhrës pasi t’i kemi qëruar, të mos i hedhim ashtu siç janë, por duhet t’i grijmë. Se ato elementët që ka do të hyjnë më mirë në organizmin tonë. Pasi i kemi grirë këto, heqim xhezven nga zjarri dhe e hedhim menjëherë në filxhan. Mirë do të ishte t’i vendosim një lugë që mos të çaht filxhani dhe aty hedhim thelpinjtë e hudhrës. Pasi ky çaj ka marrë esencat kryesore, mirë është t’i shtojmë edhe një lugë mjaltë se është një element me shumë rëndësi në trupin tonë. E mira është që me këtë çaj mos të abuzohet. Të pihet 3 herë në javë një filxhan në ditë”, u shpreh ndër të tjera Gjeta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!