Çahet toka në Gjirokastër, rrezikon të shembet pallati

schedule20:10 - 5 Janar, 2018

schedule 20:10 - 5 Janar, 2018

Çarjet e tokës në një lagje në Gjirokastër kanë alarmuar banorët e një pallati që ndihen të rrezikuar nga shembja e tij. Gjeologët thonë se për këtë situatë ndikuan shirat e fundit dhe gërmimet e bëra për një ndërtesë të re pranë këtij pallati.

Tronditje të tokës të ngjashme me lëkundjet e tërmetit alarmuan banorët e lagjes “Punetore” në Gjirokastër.
Muret e banesave që ndodheshin në fund të kodrës u dëmtuan. Kurse familjet e një pallati pesëkatësh dolën të frikësuar nga shtëpite e tyre.
Ata thonë se çarjet e tokës janë krijuar nga punimet që po behen për ngritjen e një ndërtese aty pranë.

Drejtori i Shërbimit të Gjeologjisë në Gjirokastër, Çano Nora, pohon se shirat favorizuan rrëshqitjen e terrenit dhe punimet e kryera i dhanë goditjen përfundimtare.
Sipas gjeologut Nora, nevojitet ngritja e një muri mbrojtës.
Edhe pse janë në rrezik, të gjithë banorët do të qëndrojnë në shtëpite e tyre. Një histori e ngjashme ka ndodhur 10 vite më parë në Gjirokastër ku nga shembja e një pallatu humbën jetën tre persona./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!