Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çahen” rrjetat në Champions/ “Lum” golash ndeshjet e para të turit të tretë, PSG bën 7

schedule12:39 - 22 Tetor, 2025

schedule 12:39 - 22 Tetor, 2025

A thua po mendojnë si NBA amerikane? Ndoshta, Liga e Kampionëve të Europës po kthehet në një ligë të dytë të basketbollit të Amerikës së Veriut, ku luhet më shumë për kosha sesa për rezultat.

Kjo ishte përshtypja pas ndeshjeve të para të raundit të tretë, në të cilat u shënuan plot 43 gola në 8 sfida, ndërsa vetëm në Kazakistan nuk pati tundje rrjete, në duelin Kairat-Pafos.

Në krye të vendit, kampionia e kontinentit Paris SG, që fitoi 7-2 në Leverkusen, duke e bërë shumë të thjeshtë suksesin në një fushë të vështirë, përballë asaj që ishte kampionia e Gjermanisë dy vjet më parë.

Një spektakël dhe një paralajmërim. Gjithsesi, e papritura më e madhe ishte katastrofa e Napolit në Holandë. Kampionia e Italisë, pavarësisht trajnerit energjik Antonio Konte në stol, u shkatërrua në stadiumin “Filips” të PSV Ajndhovenit me shifrat 6-2.

Kjo, edhe pse kaloi në avantazh e para, ndërsa ka dy humbje në tri ndeshje. Arsenali, ndërkaq, dha një mesazh me triumfin ndaj Atletikos së Madridit. Përballë një ekipi që mundi Realin 5-2, “topçinjtë” ia dolën 4-0, dhe madje në vetëm 13 minuta.

Sulmuesi Gjëkeresh shënoi dy gola, dhe londinezët kanë tri fitore në tri ndeshje deri tani. Sukses i thellë për Interin në Belgjikë. Damfris, Lautaro Martinez, Çalhanoglu me penallti dhe Pio Espozito shënuan golat pas një fillimi të vështirë në fushën e kampiones belge, Sent Zhilua.

Arritje e jashtëzakonshme e trajnerit Kristian Kivu. Një tjetër trajner, Pep Guardiola, më në fund është kthyer në ditët e lumtura. Mançester Siti ia doli në Spanjë, në një provë aspak të lehtë ndaj Vijarrealit, madje pastër 2-0, me gola nga Haland dhe Bernardo Silva.

Në 9 ndeshjet e fundit, “qytetarët” kanë 7 fitore e dy barazime, ndërsa ka mbetur larg humbja e pësuar në Brajton në 31 gusht. Fitore të thella edhe për Dortmundin që ia doli 4-2 në Danimarkë ndaj FC Kopenhagenit, dhe për Njukasëllin që shkatërroi 3-0 në Angli Benfikën e Zhoze Murinjos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!